55 milion euro i janë shtuar buxhetit të Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati përmes një postimi në Facebook ku ka njoftuar se është miratuar aplikimi i ministrisë për grande.
“Bordi Operacional i Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF) ka miratuar aplikimet tona për grante investive në vlerë prej mbi 55 milionë euro total, për dy projekte energjetike – atë të Ngrohjes Qendrore Solare, dhe atë për Parkun Solar të KEK”, njoftoi Murati në Facebook, shkruan arbresh.info/
Postimi i tij i plotë:
Edhe një lajm i jashtëzakonshëm të cilin e pranuam sot!
Bordi Operacional i Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF) ka miratuar aplikimet tona për grante investive në vlerë prej mbi
55 milionë euro total, për dy projekte energjetike – atë të Ngrohjes Qendrore Solare, dhe atë për Parkun Solar të KEK.
Edhe marrëveshjet financiare do t’i nënshkruajmë në ditët në vijim, dhe kështu i hapet rrugë fillimit të zbatimit të dy projekteve kaq të rëndësishme./arbresh.info/
Ymeri: Seanca e mbrëmshme, testim që të vendoset Republika e...
Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në ...
Delegacioni i Komitetit Ushtarak të NATO-s po qëndron për vi...
Zampolli: Italia ka mbi 50% shanse për të marrë pjesë në Bot...
Nafta shtrenjtohet për 1 cent
A po zhvillohet zgjedhja e presidentit në kundërshtim me Kus...