Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.
Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar13 aksidente me të lënduar dhe 42 të tjera me dëme materiale.
Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2669gjoba trafiku.
Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 21 persona, prej të cilëve 19 i ka dërguar në mbajtje dhe2 në vuajtje të dënimit./Arbresh.info

Italianët votojnë në referendumin për reformën në drejtësi
Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ambienti” për vrasjen e I...
Sot varroset Faruk Isufi, i cili u vra tragjikisht nga vëlla...
Shemben dy ndërtesa në Stamboll, autoritetet nisin operacion...
Kurti ka pranuar një mori urimesh për fitoren në zgjedhje dh...
Katar, 6 të vdekur pas rrëzimit të helikopterit ushtarak