Me ftesë të Presidentit të Nigerit Mohamed Bazoum dhe Presidentit të Konfederatës Zvicerane Ignazio Cassis, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në New York, ka marrë pjesë në një konferencë të Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komunitetit, në të cilën ka konfirmuar përkushtimin e palëkundur të Republikës së Kosovës në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Presidentja Osmani ka theksuar se bashkëpunimi mes shteteve është i domosdoshëm dhe në funksion të mbrojtjes së atyre që rrezikohen nga grupe e dhunshme ekstremiste dhe organizata terroriste.
Në këtë Konferencë, Presidentja Osmani ka potencuar se Kosova është mbështetur nga Fondi Global i Angazhimit dhe Rezistencës së Komunitetit, ndaj sipas saj, kësaj radhe shteti i Kosovës ka vendosur të kontribuojë duke e mbështetur Fondin.
Sipas Presidentes Osmani, në luftimin e sfidave të përbashkëta, duhet qëndruar bashkërisht.
“Bashkëpunimi dhe ndërgjegjësimi qëndron në thelbin e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe të gjata ndaj kërcënimeve sistematike, të cilat minojnë prosperitetin e shoqërive tona”, ka theksuar Presidentja Osmani, duke shtuar se vendosmëria dhe këmbëngulja janë rruga jonë përpara. /arbresh.info/


“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro