Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sapo kanë përfunduar takimin e Këshillit Ekonomik Social ku pikë e rendit të ditës ishte miratimi i propozimi të pagës minimale.
Ai ka thënë se si Qeveri propozuan që paga minimale të jetë 2364 euro/ muaj apo 1.5 euro/orë.
Megjithatë, propozimi, sipas tij, nuk mori votat e nevojshme sepse përfaqësuesit e sindikatave nuk e mbështeten.
Postimi i plotë i Muratit:
Sapo përfunduam takimin e Këshillit Ekonomik Social ku pikë e rendit të ditës ishte miratimi i propozimit për pagën minimale.
Përllogaritja sipas udhëzimit administrativ që u prezantua para KES ishte 240.2 euro/muaj.
Megjithatë, ne si qeveri propozuam që paga minimale të jetë 264 euro/muaj, apo 1.5 euro/orë, që është në vijë edhe me premtimet tona për pagë minimale dhe për lirimin e saj nga tatimi.
Megjithatë, propozimi nuk morri votat e nevojshme sepse përfaqësuesit e sindikatave nuk e mbështetën.
Kundërshtimi nga ana e sindikatave nuk ka kuptim dhe nuk mund të spjegohet meqenëse asnjë nga punëtorët që ata përfaqësojnë nuk preket nga paga minimale, për shkak se pagat e tyre janë dukshëm mbi nivelin e pagës minimale.
Krejt çka arrihet me këtë mos-votim është se punëtorët e sektorit privat do të vazhdojnë ta kenë pagën minimale 170 euro./arbresh.info/
Fantastike/ Ernest Muçi shkëlqen në Turqi dhe hyn në histori...
“Aptamil” me bakterie të rrezikshme, AUV kërkon tërheqjen n...
Polici mori ryshfet nga shtetasi serb që t’ia mundësojë hyrj...
Asgjësohen mbi 2000 kilogramë mish pule me salmonellë
Pedri: Synojmë të përsërisim suksesin e sezonit të kaluar, b...
50 vjet burg për sulmuesin e shkollës në Zagreb një vit pas ...