Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka kërkuar sot në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës që t’iu kthehen qytetarëve mjetet që kanë paguar më shtrenjtë për faturat e energjisë elektrike.
Mustafa tha se partia në pushtet ka kapur bordin e ZRRE-së dhe KEK-ut që kompanitë e saj t’i “trashin” xhepat.
Ai po ashtu ka kërkuar që të shkarkohet Bordi i ZRRE-së.
“Dje Gjykata e Apelit konfirmoi vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, se vendimi i ZRRE-se për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike ishte e paligjshëm Pse insistonin dhe çka bën me ato 120 milionë euro që i paguan për rrymën? Tash gjithçka duket e qartë. E kanë kapur bordin dhe menaxhmentin e KEK-ut, po ashtu edhe ZRRE-në duke e shndërruar në departament të Qeverisë dhe njerëzit e lidhur ngushtë me pushtetin ose siç i quanin në të kaluarën oligarkët e lidhur me pushtetin, kanë kompani që tregtojnë me rrymë në Kosovë dhe kështu e mbyllën qarkun… ZRRE e rriti çmimin e rrymës dhe kompanive të partive në pushtet iu trashën xhepat. Skenë perfekte për të pasuruar kompanitë e partisë në pushtet dhe disa individ të fortë brenda kësaj partie… Kërkojmë që urgjentisht t’u kthehen qytetarëve mjetet që ua janë vjedhur-vjedhur në këta tre muaj. Të rishikohen tarifat menjëherë dhe të kenë të ligjshme”, tha Mustafa./arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...