Kryeministri Kurti kërkon solidaritet në tejkalimin e krizës energjetike

11:05 | 9 Shkurt 2022
A Z

Sot kanë hyrë në fuqi tarifat e reja të energjisë elektrike që janë miratuar dje nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

Kryeministri, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka kërkuar solidaritet nga qytetarët në tejkalimin e krizës energjetike.

“Sa më shumë që kursehet energjia elektrike aq më e vogël nevoja për import, dhe aq më i vogël ndikimi i krizës energjetike të ekonomisë familjare. Energjia e kursyer është buxhet i kursyer i shtetit dhe xhep i kursyer i qytetarit. Solidariteti shoqëror në situata krize është i domosdoshëm. Jemi me fat që si popull solidaritetin shoqëror e kemi virtyt kulturor e historik. Së bashku e solidar do ta tejkalojmë edhe këtë krizë“, tha Kurti./arbresh.info/