Një fëmijë dyvjeçar ka vdekur sot në QKUK, pas një lëndimi aksidental të ndodhur më 31 gusht të këtij viti në Rahovec.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar drejtori i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.
Ai tha se rasti po trajtohet si “hetim i vdekjes”.
Fëmija ka pësuar lëndim aksidental më 31 gusht të këtij viti, por fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë.
“Ka qenë rast i raportuar më 31 gusht si lëndim aksidental dhe është proceduar më shënim zyrtar por sot nga QKUK, jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë. Rasti po trajtohet si hetim i vdekjes nën mbikqyrje të prokorurit të shtetit ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë ai./Arbresh.info/
Sulmet amerikane-izraelite godasin centralin bërthamor irani...
Shqipëria publikon listën për ndeshjen ndaj Polonisë në play...
Rama mbjell lule bashkë më fëmijët e kryeqytetit në ditën e ...
21 marsi, Dita Botërore e Sindromës Down
KRU “Prishtina”: Konsumatorët që nuk nënshkruajnë kontratën ...
Putin: Rusia, partnere e besueshme për Iranin