Bazuar në Strategjinë e Integruar të Policisë, e drejtuar nga intelegjenca dhe policimi në bashkësi, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, nën udhëheqjen e Drejtorit Rajonal, Nënkolonel Basri Shabani, organizoi një takim me përfaqësuesit e Drejtorive të Arsimit të Komunave dhe Drejtorët e shkollave rë mesme të rajonit të Prishtinës.
Së këtë takim, Drejtori Rajonal i Policisë, Nënkoloneli Basri Shabani, njoftoi pjesëmarrësit për implementimin e projekteve të përbashkëta dhe aktivitetet policore që po zhvillohen në të gjitha shkollat e rajonit të Prishtinës, që kanë qëllim parandalimin e sjelljeve negative në ambientet shkollore.
Pas rekomandime konkrete, rreth projekteve të përbashkta në këtë takim, të pranishmit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit, me qëllim të rritjes së sigurisë në shkollat e rajonit të Prishtinës dhe promovimit të mjedisit më të sigurtë për të gjithë.
Drejtori Rajonal i Policisë së Prishtinës, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi dhe i siguroi të pranishmit se Policia do të vazhdojë të kujdeset për sigurinë në shkolla./Arbresh.info/
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё