Policia e stacionit në Shtime sot ka nisur një aksion në rrugët e Shtimes për largimin e veturave nëpër vend parkingje të ndaluara me shenja të komunikacionit rrugor.
Sipas njoftimit, ky aksion ka ardhur nga disa ankesa të qytetarëve të Shtimes, të cilët vazhdimisht janë ankuar se shoferët e ndryshëm po e pengojnë qarkullimin e lirë të këmbësorëve nëpër trotuaret e dedikuar për ta, shkruan Arbresh.info.
“Aksioni ka për qëllim lirimin e trotuareve dhe të rrugëve nga parkingjet e parregullta.”, thuhet në njoftim.
Gjatë këtij aksioni ka shqiptuar 15 gjoba për kundërvajtje në komunikacion për parkingje të parregullta.
“Policia e stacionit në Shtime do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me synim që trotuaret në qytetin e Shtimes të jeni të lira për këmbësorë.”, njofton policia.
“Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacionin rrugor, të njoftojnë menjëherë polcinë përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A