Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka kujtuar heroin Afrim Bunjaku në njëvjetorin e rënies së tij.
Me anë të një postimi në Facebook, ai thënë se Afrim Bunjaku flijoi jetën për mbrojtjen e sovranitetit të vendit, shkruan Arbresh.info.
“Jam pranë familjes së Afrim Bunjakut, trimit dhe heroit që flijoi jetën për mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës dhe nderi për të ndjerin dhe familjen e tij të jetë i përjetshëm.”, ka shkruar ai.
Një vit më parë në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur i prirë nga ish-politikani Millan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Kosovës.
Nga ky sulm terrorist humbi jetën rreshteri Afrim Bunjaku duke u shëndrruar në heroin më të ri të Kosovës/Arbresh.info/
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...