Policia e Kosovës, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan ka ndërmarrë veprime hetimore pas pranimit të informatës se një kandidat për testin e patentë shoferit është kapur duke përdorur pajisje të ndaluara gjatë provimit me shkrim.
Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur më 27 gusht 2024, në Qendrën e Patentë Shoferëve në Gjilan, kur gjatë kontrollit nga ana e ekzaminerëve, një kandidat m/k u kap me pajisje elektronike të fshehura në trup, përfshirë një mini mikrofon, pajisje për internet dhe një mini kamerë, të cilat dyshohet se i shërbenin për të kaluar testin në mënyrë të jashtëligjshme, shkruan Arbresh.info.
Policia, pas pranimit të informatës, ka dalë në vendin e ngjarjes, ka shoqëruar të dyshuarin dhe ka konfiskuar pajisjet si prova materiale.
Pas hetimeve, Policia ka identifikuar një person dhe ka kontrolluar banesën e tij, por ai nuk është gjetur aty.
Njësia i ka lënë ftesë për intervistë, dhe më 10 shkurt 2025, I dyshuari është paraqitur vullnetarisht në Polici, ku është intervistuar në prani të avokatit të tij.
Në bazë të provave të siguruara, ndaj të dyshuarit është ngritur dyshimi i arsyeshëm për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”.
Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, është lëshuar aktvendimi për ndalimin e tij për 48 orë.
Hetimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë, ndërsa autoritetet paralajmërojnë masa të rrepta kundër çdo përpjekjeje për manipulim të testeve të patentë shoferëve dhe formave të tjera të mashtrimit./Arbresh.info/
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit