Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim Presidentin e Parlamentit të landit të Saxony-Anhalt në Gjermani, Gunnar Schellenberger.
Ai e njoftoi atë me zhvillimin ekonomik dhe klimën e investimeve gjatë mandatit qeveritar, ku Kosova ka regjistruar normat më të larta të rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Theksoi incentivat për investitorët vendas dhe të huaj, gjersa vendi ynë po kthehet në një destinacion më tërheqës investimi veçanërisht në fushën e teknologjisë.
Biseduan dhe mbi politikat qeveritare për ndërlidhjen e arsimit me tregun e punës sipas modelit gjerman, i cili tashmë po zhvillohet në vend në kuadër të strategjisë kombëtare për modernizimin e arsimit profesional, me fokus në përafrimin e kurrikulave me nevojat e tregut të punës.
Kurti theksoi dhe transformimin digjital si një shtyllë kryesore e agjendës sonë të reformave, teksa vlerësoi dhe përvojën e eksperiencën që mund të ndajë në këtë drejtim landi i Saxony-Anhalt, me shtrirjen e internetit me brez të gjerë në zonat rurale dhe administratën publike.
Duke shprehur mirënjohjen për vizitën e z. Schellenberger dhe delegacionit të tij në Kosovë, kryeministri tha se ajo do të shërbejë për të thelluar bashkëpunimin, partneritetin dhe lidhjet mes nesh. Prezent në këtë takim ishte dhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti./Arbresh.info/




Publikohen pamje të reja pas aksidentit “horror”...
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin
Kroos: Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur është C...
Eric Garcia “xhokeri” i Hansi Flickut