Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, i ftuar në emisionin Click në RTV21, tha se për të janë të rëndësishme vetëm shqetësimet e qytetarëve dhe jo çfarë thonë kundërkandidatët e tij.
“Unë garoj dhe flas me qytetarët, merrem me preokupimet e qytetarëve të Kosovës dhe qysh ata me pas një lloj raporti kontraktual me mua për ato që ua premtoj atyre dhe unë me i zbatu ato që i premtoj atyre”, tha Hamza.
“Për mua brengë është standardi i jetesës, pensionet e vogla, gjendja në shëndetësi, infrastruktura rrugore, diplomacia… për mua nuk janë preokupim partitë politike në Kosovë. Është mirë që është demokraci, është mirë që ka shumë parti”, shtoi ai.
Bordi i Paqes: Kosova dhe Shqipëria do të dërgojnë trupa në ...
Trump: Aleatët kanë kontribuar mbi 7 miliardë dollarë për Ga...
Miratimi i buxhetit në Komision, Rama: Një hap i rëndësishëm...
Bayern rikthen interesimin për Fisnik Asllanin
Mourinho ndalon çdo përmendje të Real Madridit te Benfica pa...
Zyrtare: Bukayo Saka nënshkruan kontratë të re afatgjatë me ...