Një 48-vjeçar është gjetur pa shenja jete në orët e para të ditës në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicën e Jugut.
Zëdhënësi i policisë pë rajonin e Mitrovicës së jugut, Avni Zaiti tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, derisa rasti po hetohet si “Hetim mbi vdekjen”.
“Sot, rreth orës 05:30, Policia ne Mitrovicë ka pranuar informatën se në rrugen ,,Ali Zeneli” është gjetur pa shenja jete viktima i gjinisë mashkullore, rreth 48 vjeçar. Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen” dhe hetimet janë duke vazhduar”, deklaroi Zaiti.
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
“Misioni u krye me sukses” – astronautët f...
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...