69 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve ky spital njofton se 2 Pacientë janë në respirator(CPAP), 47 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 6 pacientë është shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Përndryshe gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 217 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 27 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
4 lindje kanë qenë gjatë dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.
354 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,248 analiza, ndërsa janë kryer 3 operacione.
Shkatërrohet një laborator droge në Prizren, dy të dyshuar n...
Seanca në GJKKO ndaj Erion Veliajt, mungon kryebashkiaku: Do...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Bordi i ZRRE-së n...
Arrestohet një grua në Podujevë për keqtrajtim të fëmijëve
Tri raste të kalimit ilegal të kufirit vetëm gjatë një dite ...
Raporti 24-orësh i Policisë: 1,942 tiketa dhe 18 aksidente m...