Një sondazh i fundit, i realizuar nga Grupi Këshillues i Politikave të Ballkanit në Evropë, tregon se 47% e kosovarëve të diplomuar në nivelin ‘bachelor, mendojnë se koronavirusi po shpërndahet nga kompanitë farmaceutike.
“Në Kosovë, 47 përqind e popullsisë me një diplomë kolegji besojnë se industria farmaceutike po përhap sëmundjen, krahasuar me vetëm 22.2 përqind me arsimin fillor. Kjo sugjeron që teoritë e konspiracionit janë ngulitur thellë në të gjitha shtresat e shoqërisë”, thotë studimi, përcjell Gazeta Express.
Sipas studimit, nivele më të ulëta të besimit në teoritë e konspiracionit të lidhura me Kinën janë gjithashtu të pranishme në mesin e serbve në Kosovë.
Sondazhi merret gjithashtu me një pasojë të mundshme të besimit në teoritë e konspiracionit – refuzimin në marrjen e vaksinave. Ai thotë se gatishmëria e qytetarëve në Ballkanin Perëndimor për të marrë vaksinë të mundshme është më e ulët se në vendet e tjera të Evropës.
Ministria e Shëndetësisë, në Kosovë, bëri me dije se do të përfitojë 360 mijë vaksina falas kundër koronavirusit nga Aleanca Botërore e Vaksinimit, e njohur si COVAX.
Megjithatë, deri më tani, ende nuk është zhvilluar ndonjë sondazh vendor që tregon për besueshmërinë e qytetarëve të Kosovës ndaj vaksinave potenciale kundër koronavirusit.
Dy vaksinat potenciale për imunizimin ndaj Covid-19 janë ajo e ndërmarrjes farmaceutike Pfizer, si dhe ajo e Moderna-s, kompani bioteknologjike.
Grupi Këshillëdhënës i Ballkanit në Evropë është një grup ekspertësh i themeluar në vitin 2013 nga Fondi Evropian për Ballkanin dhe Qendra e Studimeve të Evropës Juglindore të Universitetit të Grazit.
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...