Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se rezultatet e vetme konkrete të ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi janë “vetëm ardhje – vajtjet jashtë vendit”.
“Janë bërë gjashtë muaj prej se kur Rifat Latifi është emëruar në krye të Ministrisë së Shëndetësisë. Rezultatet e vetme konkrete deri më tani janë vetëm ardhje – vajtjet e ministrit jashtë vendit”, thuhet në një postim në faqen e LDK-së në Facebook.
Partia opozitare ka përmendur problemet e mëdha në sistemin shëndetësor, duke e kritikuar ministrin se po e kalon shumicën e kohës jashtë vendit.
“Ministri i Shëndetësisë, shumicën e kohës së tij po e kalon jashtë Kosovës, edhe pse vendi ynë është duke u përballur me probleme të mëdha në sistemin shëndetësorë. Vetëm në gjashtë mujorin e parë të qeverisjes së tij, mbi 1000 punëtor shëndetësorë kanë mbetur tash e tre muaj pa paga; 45 mjek kanë ikur nga Kosova vetëm për një muaj; tash e një vit Ministria e Shëndetësisë nuk ka hapur asnjë konkurs për specializime nga fusha e mjekësisë, ndërsa vetëm për dy muaj mbi 200 qytetarë të vendit tonë, kanë kërkuar shërim jashtë vendit”, thuhet në postimin e LDK-së./arbresh.info/

“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...