Google ADS

44 maqedonas nga Shqipëria udhëtuan në Shkup për të manipuluar zgjedhjet!

02:22 | 7 Mars 2015
Arbresh.info

Kryetari i opozitës Zoran Zaev ka premtuar se do të zbulojë edhe “të vërtetën” e Çështjes “Monstra”

 

“Bombat” nuk kanë të sosur nga regjistrimet e fshehura të bisedave të pushtetarëve në Maqedoni.
Tashmë po kuptohet edhe suksesi i Nikola Gruevskit në zgjedhje. Frikësimi dhe pengimi i kundërshtarëve politikë, ndihma socilae nevojtarëve për votat dhe sjellja e maqedonasve nga Shqipëria për të votuar me pasaporta fallco.
Të paktën 44 vetë nga fshati Pustec (Liqenas) në Shqipëri, të cilët kanë udhëtuar për në Shkup dhe janë vendosur aty në apartamente të përkohshme banimi për t’iu fshehur medias. Pastaj kanë votuar disa herë me dokumente false.
Këto janë të gjitha të thëna dhe të regjistruara nga Ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankulovska.
Po. Pikërisht, ministrja në krye të policisë që dha leksione për rendin dhe përgjegjshmërinë përpara ligjit. Po e njëjta që akuzoi shqiptarët për krimin “Monstra” e që ka bërë vetëm akrobaci ligjore e mediatike qysh atëhere.
Sikur të mos mjaftonin këto, kryetari i opozitës Zoran Zaev ka premtuar se do të zbulojë edhe “të vërtetën” e Çështjes “Monstra”.
Çfarw mashtrimesh tw tjera mund tw dalin aty?
Nw regjistrime, sipas raportimeve dwgjohet qartw zwri i kryeministrit Gruevski qw thotw, “thuajuni njerwzve tanw qw tw hedhin vota tw pavlefshme nw kutitw e votimit. Kwshtu thotw Sasho (Kryetari i Drejtorisw sw Sigurisw sw Shtetit)”.
Ministrja e Brendshme i thotw Ministrit tw Transporteve: “Kam hapur qendwr telefonatash tw partisw nw Ministrinw e Brendshme. Eja ta shohwsh”.
Tallet pastaj me ambasadorwt qw nuk e dinw se njw kat i ministrisw sw saj wshtw kthyer nw fakt nw njw “seli e partisw nw pushtet”.
Jankulovska tregon nw bisedw sesi sa herw qw ka opozita ndonjw miting, autobuzet bllokohen gjoja pwr shkaqe teknike pwr tw penguar udhwtimin e njerwzve.
Njw ide tjetwr “brilante” e ministrisw sw Brendshme ka qenw anullimi i zgjedhjeve nw 10 zona elektorale qw nwse humbet tw vijojw beteja nw sallat e gjyqit. Po sot ishte edhe dita e ministrit të Transportit, Mile Janakieski.
“Thuaji atij personi se aid he gjithë familja e tij do të përfundojnë në ndonjë kanal anash rrugës”, kërcënon ai në një moment.
Në një bisedë tjetër ai i kërkon shefit të taksave, Trajkovski, që t’ia heqë liçensën një kompanie taksish, në mënyrë që ajo të mos merret me transportimin e votuesve të opozitës në ditën e zgjedhjeve. 4,800 euro janë taksuar më shumë biznesmenët që kanë përkrahur opozitën.
Një listë njerëzish në nevojë ishte përpiluar me shpejtësi për të shpërndarë ndihma sociale përpara zgjedhjeve në shkëmbim të votës për VMRO-në.
Kontrolli mbi popullsinë rome ishte gjithashtu i hekurt për të siguruar që vota e tyre të shkonte për partinë në pushtet.
“T’iu themi punonjësve të administrative lokalë se po fitoi opozita do të dëbohen nga vendet e punës”, thotë ministri i Transportit, pastaj del në idenë e trëmbjes së votuesve më “gogolin shqiptar”: “T’iu themi që po nuk fituam, SDSM do t’ia japë ministrinë shqiptarëve!”
Ditën e martë në 10 mars, SDSM do të paraqesë në sallën e koncerteve në Shkup, përpara 2,500 vetëve, regjistrime që zbulojnë shkelje akoma edhe më të rënda të pushtetarëve në Maqedoni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme