Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka dënuar me katër muaj burg të akuzuarin K.B. për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve.
I dyshuari në një mëgje në mes të pronës së tij dhe pronës së I.B. në vitin 2014, kishte mbështjellë në një qese najloni dhe kishte fshehur në një gyp të mbuluar me dhe, tri armë – predha dhe dy mbushje.
Pas identifikimit të këtyre armëve nga ana e dëshmitarëve B.B dhe A.P., të njëjtit kishin lajmëruar policinë, ndërkohë që ishte bërë lokalizimi i vendit të ngjarjes ku pastaj njësiti përkatës për deminim ka bërë deminimin e armëve.
I akuzuari obligohet që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor të paguajë shumën prej 25 euro, shumën prej 25 euro në emër të shpenzimeve të procedurës penale dhe në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit shumën prej 50 euro.
Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
Pacolli: Dashuria për vendin nuk është reklamë, është sakrif...
Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtin...
Anulohet udhëtimi me trenin Pejë – Prishtinë për nesër
Nuk tërhiqet Trumpi, zotohet për tarifë të re
Hamidi rinovon me Ballkanin deri në vitin 2029
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, protestuesit qëll...