Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Klinë, sot rreth orës 10:40 është njoftuar se në rrugën “ Bill Klinton” në Klinë, ka te shtëna me armë zjarri.
Sipas njoftimit, njësitet relevante të Stacionit Policor Klinë kanë dalë në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë e armës, gjersa i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes, shkruan Arbresh.info.
Policia bën të ditur se pas një kohe te shkurtër i dyshuari se bashku me prindin e tij është paraqitur në Stacionin Policor Klinë.
“Është sekuestruar arma e cila dyshohet se është përdorur në rast:
– Një (1) Pistoletë Zoraki 906-T nr. serik A34ZR17YS 01- 2302808.
– Një (1) karikator i së njëjtës armë
– Një (1) gëzhojë.”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit nga Hetuesit, me vendim të Prokurorit tԯ shtetit i dyshuari është ndaluar për 24 orë./Arbresh.info/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...