Pas propozimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, një valë shtrenjtimi ka përfshirë pothuajse çdo artikull të konsumit të përditshëm, duke e rënduar ndjeshëm jetesën e qytetarëve kosovarë.
Çmimet e produkteve të përditshme, si vaj gatimi, qumësht, buka, dhe shumë artikuj të tjerë ushqimorë, kanë pësuar rritje të konsiderueshme, duke shkaktuar një ngarkesë shtesë për familjet që tashmë po përballen me sfida të tjera ekonomike.
Përveç shtrenjtimit të specave, tani është rritur edhe çmimi i vezëve, një produkt i përditshëm që përdoret gjerësisht në kuzhina.
Në dyqanet e ushqimeve, çmimi i një pakoje me 30 kokrra vezë ka kaluar nga 3.59 euro diku rreth 5 euro, duke e kthyer këtë produkt të zakonshëm në një luks për shumë qytetarë kosovarë.
Kjo ngritje e papritur e çmimit ka shkaktuar shqetësim të madh tek konsumatorët, të cilët tashmë e shohin këtë si një barrë shtesë në buxhetin e tyre të përditshëm.
Ky shqetësim u pasqyrua edhe në disa fotografi që mbërritën në redaksinë e mediumit Arbresh.info, ku qytetarët shprehën hapur pakënaqësinë e tyre me këtë rritje të çmimit të vezëve.
Përballë kësaj rritjeje të çmimeve të produkteve bazë, qytetarët kanë shprehur shqetësim të madh, duke u mbledhur nën platformën “Kosova Bojkoton”, një iniciativë që synon t’i sensibilizojë qytetarët për çmimet e larta dhe të nxisë një reagim kolektiv për të kundërshtuar këtë shtim të kostove të jetesës./Arbresh.info/
18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...