Në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, në hyrje nga territori i Republikës së Shqipërisë, më 01.06.2022 rreth orës 19:20 vije vetura Land Rover me targa të Shqipërisë e cila drejtohej nga: B.K., (viti i lindje 1999, shtetas i Shqipërisë).
Kjo veturë është dërguar për kontrollim në ‘vijën e dytë’ dhe gjatë procedurave identifikuese e kontrolluese nga zyrtarë policorë të PK-së dhe zyrtarë nga FRONTEX-i të cilët janë me mision në Vërmicë, është ardhur në përfundim se vetura në fjalë rezulton e vjedhur në vitin 2019 në Shqipëri.
Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, është iniciuar rasti penal, është konfiskuar vetura dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt./arbresh.info/
![]()
AUV tërheq nga tregu disa produkte APTAMIL për foshnje
Inter vazhdon dominimin Serie A, triumfon thellë ndaj Sassuo...
Mungon Vini, kjo është 11-shja e Real Madridit ndaj Valencia...
Aksident mes motoçikletës dhe veturës në Gjakovë, lëndohen d...
Man City fiton pas pesë vitesh në ‘Anfield’ dhe vazhdon luft...
Kongresmeni amerikan: Kosova duhet të bëhet pjesë e NATO-s