Policia e Kosovës ka realizuar një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në Podujevë.
Gjatë kontrollës së shtëpisë dhe pronës, janë gjetur dhe sekuestruar prova të rëndësishme lidhur me aktivitetin e dyshuar kriminal, shkruan Arbresh.info.
Në bastisje janë sekuestruar:
• Një (1) kilogram e 759.32 gram marihuanë (substancë narkotike e dyshuar).
• Një (1) cigare me substancë narkotike të dyshuar.
• Dy (2) matës-peshore.
• Katër (4) paketime rizllash (OCB).
• Një (1) bluerës-mulli.
• Një (1) mjet i prehtë (thikë).
• Një (1) paketë që përmban qese plastike të vogla.
• Një (1) antiplumb me ngjyrë të zezë.
• Një (1) telefon celular.
Pas realizimit të bastisjes dhe sigurimit të provave, njësiti i antidrogës (DHTN-së) ka dalë në vendin e ngjarjes për të mbështetur hetimin. Po ashtu, është kontaktuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda, i cili ka cilësuar veprën penale dhe ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për një periudhë prej 48 orësh.
Policia e Kosovës vazhdon angazhimin e saj për të luftuar aktivitetet kriminale dhe për të siguruar rendin dhe sigurinë për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Hetimet lidhur me rastin vazhdojnë dhe veprime tjera po ndërmerren në koordinim me organet e drejtësisë dhe Prokurorinë kompetente./Arbresh.info/

Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit