Policia Kufitare në Merdarë sot gjatë kontrollimit të autobusit Mercedes me targa vendore ka hasur në 24 thika.
Sipas njoftimit, thikat janë sekuestruar dhe me vendim të Prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, shkruan Arbresh.info.
Ndërkaq rasti është iniciuar “armëmbajtje pa leje”.
Policia Kufitare e Kosovës, stacioni policor kufitar në Merdar, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore për menaxhim dhe kontroll të kufirit, më datë 03.12.2023 rreth orës 09:30 në hyrje, gjatë kontrollimit të autobusit Mercedes me targa vendore ka hasur në njëzet e katër (24) armë të ftohta (thika). Në konsultim dhe autorizim të Prokurorit kompetent është iniciuar rasti ”armëmbajtje pa leje”, thikat janë sekuestruar dhe me vendim të Prokurorit i dyshuari lirohet në procedure të rregulltë.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar./Arbresh.info/

51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 1 mijë 700 tik...
Kurti i pikëlluar nga humbja e ‘Dardanëve’: Jemi shumë afër ...
Digjet një lokal në Prishtinë
Përfundon afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publi...
Pas 52 vitesh, NASA dërgon sërish astronautë drejt Hënës
17-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Begaj: Mbet...