Mbi njëzet raste zjarresh fushore janë evidentuar në dy muajt e fundit në rajonin e Gjilanit.
Kështu bën të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e cila u bën thirrje qytetarëve për shmangie të ndezjes së zjarreve në zona të hapura, pyje dhe ambiente të tjera të ndjeshme, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu theksohet se ndaj kryerësve të këtyre rasteve do të ndërmerren masa ligjore në bazë të ligjeve në fuqi në Republikën e Kosovës.
Tutje, policia jep disa këshilla për parandalimin e zjarreve.
“Ndezja e zjarrit në vendet e papërshtatshme mund të shkaktojë dëme të mëdha, të përhapë flakët në mënyrë të pakontrolluar dhe të rrezikojë jetën dhe pronën e qytetarëve. Për të parandaluar këto rreziqe, ju lutemi:
• Mos ndizni zjarr në pyje dhe zona të hapura.
• Shmangni ndezjen e zjarrit pranë ndërtesave, automjeteve dhe materialeve të ndezshme.
• Sigurohuni që të gjitha zjarret e ndezura për qëllime të kontrolluara të jenë të shuar plotësisht para se të largoheni.”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë.
“Përmes kujdesit, bashkëpunimit dhe ndërgjegjësimit të përbashkët të kontribuojmë në ruajtje të natyrës dhe shëndetit. Nëse vëreni ndonjë shkelje të rregullave për ndezjen e zjarrit, ju lutemi thirrni menjëherë në numrat pa pagese 192 ose 112.”, thuhet tutje./Arbresh.info/

Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...