Në aksidentin e ndodhur në Obrançë të Podujevës, që ka ndodhur të hënën ka humbur jetën një djalosh i ri.
Ai është Edin Blakçori. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Përmes një postimi në Facebook, Bulliqi ka ngushëlluar familjen.
“Me pikëllim të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të riut Edin Blakçori në aksidentin e sotëm në Obrançë.
Edini në lule të rinisë humbi jetën në një aksident trafiku. Po lutem që shpirti i tij i njomë të prehët në paqe dhe familja ta gjej forcën ta përballojë këtë dhimbje të madhe.
Familjes Blakçori, shoqërisë së të ndjerit dhe gjithë qytetarëve llapjanë iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar ai.
Vetaksidentohet një person në Obrançë të Podujevës, ka edhe viktima
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...