Për të martën parashikohet fillimisht të kemi depërtimin e frontit të ftohtë, i cili pritet të sjellë reshje lokale shiu gjatë orëve të para të 24-orëshit e deri në mëngjes, kryesisht të përqëndruara në Rrafshin e Dukagjinit, të cilat mund të jenë edhe në formë të rrebesheve afatshkurtër.
Po ashtu, do të kemi edhe largimin e pluhurit Saharian.
Dita do të vijojë me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa vonë pasdite mund të ketë shtim të vranësira dhe reshje lokale shiu, tani kryesisht në Rrafshin e Kosovës: zona veriore, verilindore, lindore dhe ajo disi qëndrore, ku nuk përjashtohet mundësia për ndonjë shkarkesë elektrike.
Sipas MeteoKosova, era do fryjë fryjë nga kuadrati i perëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-75 km/h! Ka mundësi të ketë dëme materiale.
Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 10 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 20°C. /Arbresh.info/
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...