Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar aplikimin për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Kjo parti në këto zgjedhje do të garojë si e vetme. Nërdsa në dy komuna, Skenderaj e Han të Elezit nuk do të ketë kandidat për kryetar komune.
Sibel Halimi anëtare e LDK-së, dhe kandidate për kryetare në Ferizaj, ka thënë se kjo parti do të garojë me tri gra në zgjedhjet lokale, si dhe me emra të rin për asamble.
“Ne i dorëzuam listat më kandidat për kryetar dhe asamble në komunat e Kosovës. Lajmë është që LDK në këto zgjedhje do të jetë në garë më tri gra”, tha Halimi.
E kjo parti nuk ka kandidat për kryetar në Skenderaj e Han të Elezit, tha Xhafer Tahiri që është kandidat për kryetar të Vushtrrisë.
“Ne s’kemi kandidat për kryetar në Skenderaj e Hanë të Elezit. Ashtu kanë vendosur degët atje. Është për të mirë që ka pasur interesim të të rinjve për asamble komunale”.
Kujtojmë se partitë kanë pasur afat deri në ora 16:00 sot ti dorëzoj listat më emra të kandidatëve e asamblistëve për zgjedhjet e 17 tetorit në KQZ./V.S/arbresh.info/
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...
Fernandez përballet me tifozët e zemëruar të Chelseat pas hu...
Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...
Anija e tretë sulmohet në Ngushticën e Hormuzit pasi Trumpi ...