Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka dënuar me 4,500 euro subjektin politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), pas ankesave të parashtruara nga organizata jo qeveritare BIRN dhe Internews Kosova dhe Lëvizja Vetëvendosje kundër këtij subjekti.
Në vendimin e marrë i cili është publikaur nga PAZP, ndaj ankesës Anr.644/2021 të parashtruar nga BIRN dhe Internws Kosova, LDK-së dega në Lipjan i është shqiptuar dënimi me gjobë prej 2,500 euro për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, me rastin e promovimit të subjektit politik dhe kandidatit duke përdorur, ekspozuar personat nën moshën 15 vjeçare, me qëllim të përfitimit elektoral në fushatë zgjedhore dhe në thyerjen e heshtjes zgjedhore në zgjedhjet lokale 2021, të mbajtura më datë 17.10.2021.
“Detyrohet subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës me seli në Lipjan, që gjobën e shqiptuar si në pikën I të dispozitivit të këtij vendimi ta paguaj në afat prej 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi, nën kërcënim të shqiptimit të dënimit shtesë”, thuhet në vendimin e PZAP-së.Ankesa tjetër me numër Anr.634/2021 e cila është parashtruar nga LVV ndaj LDK-së është aprovuar gjithashtu nga PZAP.Sipas vendimit LDK-ja është dënuar me gjobë prej 800 euro për shkak të thyerjes së heshtjes zgjedhore në rrjetet sociale për zgjedhjet lokale të datës 17.10.2021.
Ankesa tjetër e LVV-së e parashtruar ndaj LDK-së gjithashtu është pranuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.Vendimi i PZAP-së ndaj ankesës me numër Anr.625/2021 ka dënuar LDK-në me gjobë prej 1,200 euro në emër të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politik- thyerje e heshtjes zgjedhore përmes rrjeteve sociale.LDK detyrohet të paguajë këtë gjobë në afat prej 15 ditëve./arbresh.info/



Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...