Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se në tre muajt e fundit janë pranuar 5 mijë e 588 kërkesa nga qytetarët e komunitetit serb për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë në ata të Republikëss ë Kosovës.
Me anë të një postimi në “X”, ai përmendi edhe shtyerjen e afatit për konvertimin e këtyre patentëve, shkruan Arbresh.info.
“Në tre muaj kemi pranuar gjithsej 5.588 kërkesa nga bashkëqytetarët tanë serbë për ta shndërruar patentë shoferin nga ato të lëshuara nga strukturat ilegale dhe paralele nga Serbia në ato legjitime dhe zyrtare të Republikës së Kosovës. Nisur nga interesi i lartë, ne kemi vendosur të shtyjmë afatin edhe për dy javë. “, ka shkruar ai.
Mes të tjerash, kryeministri ka falënderuar qytetarët serbë që u janë përgjigjur pozitivisht thirrjes,
“Dëshiroj të falënderoj të gjithë qytetarët serbë të Kosovës që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes sonë për aplikim. I drejtoj ftesën time të gjithë atyre që nuk kanë aplikuar që të përfitojnë nga kjo mundësi deri më 23 gusht.”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
In three months, we have received a total of 5,588 applications from our fellow Serb citizens to convert their driver’s license from those issued by illegal and parallel structures from Serbia to legitimate and official ones issued by the Republic of Kosova.
Given the high…
— Albin Kurti (@albinkurti) August 8, 2024
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...