Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një reagimi ndaj kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë që gazetarit Valon Syla, si i dyshuar për veprat ‘dhunë në familje’ dhe lëndim i lehtë trupor’ t’i shqiptohet masa e “ndalimit të afrimit të vendit ose personit të caktuar”.
“Prokuroria nuk ka kërkuar paraburgim për dhunuesin Valon Syla, por ndalim të afrimit te vendi apo personi i caktuar, përkatësisht viktima. Mjafton të dalësh nëpër studio, që të trajtohesh ndryshe nga sistemi i drejtësisë. Këto veprime, përveç që janë të papranueshme, edhe i inkurajojnë dhunuesit që të vazhdojnë me veprime të dhunshme, sepse therë në këmbë nuk i mbetet. Mjerim!”, ka shkruar Haxhiu.
Dje u raportua se Valon Syla u ndalua për 48 orë nga policia nën dyshimin për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor ndaj partneres së tij./Arbresh.info/
Arrestohet presidenti i Fenerbahçes, nën hetim për përdorim ...
Mijëra njerëz mblidhen në Betlehem, ringjallin frymën e Kris...
Shqipëri/ Rriten rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla
Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para në një xhami në Ferizaj
Ministri Sallahu nënshkruan Projektkodin e etikës për Eksper...
Po kalon në formë fantastike, Medon Berishës i rritet vlera ...