Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka komentuar promovimin e librit të gruas së Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës në Beograd.
Ai pyeti se si është e mundur që Vetëvendosja është thelbi i lirisë për të gjithë popujt, përveç serbëve, “Si ndodh që për norvegjezët dhe shqiptarët dhe për të gjithë evropianët, Vetëvendosja është thelbi i lirisë dhe demokracisë, dhe jo vetëm për serbët?”, pyeti Vuçiq.
I pari i Serbisë deklaroi se nuk e dinte për promovimin e librit, duke shtuar nuk ishte problemi i tij.
“Ne nuk kemi frikë nga fjalët apo librat e askujt. Serbia duhet të jetë mbi këtë,” tha ai, duke shtuar se problemi i tyre është se si Vetëvendosja shihet kudo si mishërim i lirisë, përveç në rastin e Serbisë. “Na tregoni se kulmi i mendimit liridashës iu lejohet të gjithëve përveç serbëve. Na thoni që është kështu dhe ne e dimë se nuk ka parime, se nuk ka. Le t’i quajmë gjërat me emrat e tyre të vërtetë,” tha Vuçiq, shkruan B92, transmeton Klankosova.tv.
Ekipi i mbrojtjes së Thaçit në rrezik, kërkesë urgjente Qeve...
Hato ka arritur marrëveshje me Chelsean, mungon vetëm marrëv...
Uri masive në Gazë, 10 të vdekur për 24 orë
Turneu tradicional “Fadil Vokrri” bashkoi veteranët e futbol...
Maqedonci: Deklaratat e Gashiq janë në frymën e Vuçiqit dhe ...
Një vajzë nga Tetova tentoi të vetëvritet, shpëtohet nga pol...