Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve F.S., dhe T.D., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Përdorimi i paautorizuar i pasurisë” dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri F.S., me datë 15.12.2023 në Prizren, rreth orës 22.30 min, pa autorizim përdorë pasurinë tjetër të luajtshme e cila i është besuar atij në detyrë apo në të cilat ka qasje për shkak të shërbimit apo punës së tij apo i jep pasurinë e tillë në shfrytëzim personit tjetër për shfrytëzim të paautorizuar, ashtu që duke punuar në cilësinë e mjekut Gjinekolog në repartin e Gjinekologjisë-Obstetrike në Spitalin e Prizrenit, ka pranuar për lindje pacienten-shtatzënë A.R., nga fshati Mushnikovë, e cila ka qenë në përcjellje të gjinekologes private T.D., edhe pse ishte mjek kujdestar në detyrë së bashku me mjekun tjetër M.B., nuk ndërmerr veprime zyrtare të cilat ka pasur për detyrë t’i ndërmarrë në parandalimin e mjekes T.D., që të hyjë në sallën e lindjes dhe ta kryejë lindjen, shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit, me këto veprime, ka kryer veprën penale “Përdorimi i paautorizuar i pasurisë”sipas KPRK.
Ndërsa, e pandehura T.D., me datë 15.12.2023 në Prizren rreth orës 22:00 min, në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, Prim. ”Daut Mustafa” pa pasur autorizimet ligjore kryen trajtime mjekësore – gjinekologjike duke mos qenë nëpunëse/mjeke pranë Spitalit të Prizrenit, me ç’rast pas ekzaminimit të pacientes A.R., në ambulancën e saj private, ka konstatuar se rasti është për lindje, ashtu që e shoqëron pacienten në fjalë deri në repartin e Gjinekologjisë Obstetrike në spitalin e Prizrenit, dhe pa lejen e mjekëve kujdestar F.S., dhe M.B., pas pranimit në repart duke mos lejuar mjekun F.S., që të bëjë ekzaminimin e pacientes, si dhe përkundër reagimit të mjekut tjetër kujdestar M.B., ka shkuar drejt në sallën e lindjes dhe ka kryer lindjen e pacientes.
Me këto veprime, e njëjta ka kryer veprën penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”
“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë./Arbresh.info/
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...