Një 39 vjeçar ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar rëndë në një aksident që ka ndodhur sot në rrugën rajonale Skenderaj – Komoran, përkatësisht në fshatin Polac. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:35.
Sipas hetimeve të bëra deri më tani, dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit ndaj automjetit nga ana e drejtuesit – viktimës, i cili del jashtë rrugës.
I lënduari i cili ka qenë pasagjerë është dërguar për tretman në Qendrën Kryesore Familjare në Skenderaj, ndërsa më pas është dashur të dërgohet në QKUK. Raportohet se i lënduari është jashtë rrezikut për jetë.
Viktima siç thonë disa burime është me profesion polic por që në aksidentin e përfshirë ai ka qenë i veshur me rroba civile dhe jashtë detyrës. Trupi i viktimës është dërguar për obduksion./arbresh.info/
Bajrami: Nuk jam më nënkryetare e LDK-së, kam dhënë dorëheqj...
Lajçaku përfshin Gjukanoviqin në dosjet e Epsteinit
Burime amerikane: ShBA mund të nis një sulm kundër Iranit të...
Abdixhiku pas votëbesimit: U bëj thirrje të gjithëve të kthe...
Dorëhiqet Lajçaku pasi i dalin muhabetet me Epsteinin
Abdixhiku i mbijeton votëbesimit