Sot shënohet 37-vjetori i rënies së Nebih dhe Tahir Mehës, të cilët nga kulla e tyre në Prekaz, iu kundërpërgjigjen me armë policisë dhe ushtrisë jugosllave, që kishin shkuar t’i arrestonin.
Në mëngjesin e 13 majit 1982, forca të mëdha policore dhe ushtarake kishin rrethuar kullën e Nebih dhe Tahir Mehës, të cilëve u kërkuan që të dorëzoheshin, por në vend të dorëzimit, ata iu përgjigjen me të shtëna të pushkëve, ku luftimet zgjatën për tërë ditën, deri në orët e mbrëmjes.
Në luftime heroikisht kanë rënë Nebihu dhe Tahiri, kurse të vdekur kanë mbetur edhe disa polic serbë, numri i saktë i të cilëve nuk është bërë i ditur asnjëherë.
Për nder të dëshmorëve Meha, Komuna e Skenderajt ka njoftuar se mbahen aktivitete përkujtimore. Do të mbahen homazhe tek varrezat e të rënëve në ora 11:00, ndërsa në ora 12:00 pranë kullës muze të Tahir Mehës mbahet tubim përkujtimor.
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...