Nata e ndërrimit të viteve është shoqëruar me një numër të lartë lëndimesh nga mjetet piroteknike. Vetëm pas orës 22:40, Klinika Emergjente ka trajtuar dhjetëra raste, disa prej të cilave me pasoja të rënda dhe afatgjata.
Shefi i ndërrimit në Klinikën Emergjente, Ejup Govori, ka njoftuar se gjatë natës së ndërrimit të moteve janë regjistruar gjithsej 35 raste lëndimesh të shkaktuara nga përdorimi i mjeteve piroteknike, vetëm nga ora 22:40.
Sipas tij, një numër i madh i këtyre rasteve paraqesin lëndime serioze, të cilat mund të sjellin pasoja afatgjata, përfshirë edhe invaliditet të përjetshëm. Ai ka theksuar se mes të lënduarve ka pasur edhe dëmtime të rënda të syrit, ndërsa një pacient është dërguar në repartin e Oftalmologjisë dhe i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.
Ai ka vlerësuar situatën si alarmante, duke theksuar se të lënduarit janë kryesisht të moshave të reja, përfshirë fëmijë dhe adoleshentë. Sipas tij, janë trajtuar raste të moshave 10, 12, 15 dhe 17 vjeç, por edhe persona më të rritur.
Megjithëse këto lëndime zakonisht nuk rrezikojnë jetën, ai tha se ato mund të lënë pasoja të përhershme, si amputime të gishtave apo humbje të përhershme të shikimit tek personat me dëmtime të syrit./rtk
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë