Demonstrat e studentëve të vitit 1981 dhe ato që vijojnë më pas janë rezultat i rezistencës së pa ndalur të popullit shqiptarë të Kosovës kundër sundimit serb.
Me datën 4 mars të vitit 1981 studentët e Kosovës organizuan një protestë në Prishtinë për kushte më të mira në mensën e tyre. Kjo protestë ishte shkëndija e demonstratës së organizuar nga studentët në datën 11 mars, e cila njëlloj si protesta e parë u shtyp me dhunë nga policia dhe u paraburgosën disa studentë.
Kështu nisi zinxhiri i demonstratave të vitit ’81. Si pasojë e demonstratave të studentëve erdhën tubimet e njohura si “Demonstratat e Punëtorëve”, në të cilat kërkohej lirimi i studentëve të burgosur, transmeton KosovaPress.
Por përsëri, organet shtetërore ndërhyjnë me tërë brutalitetin e tyre gjatë tubimeve, dhe armata jugosllave paraqet prezencën e saj.
Pas dy muajsh në territorin e “Krahinës Socialiste të Kosovës” vendoset “Gjendja e jashtëzakonshme” e më vonë edhe shtetrrethimi. Ky zinxhir vazhdon deri me fillimin e luftës në Kosovë.
Demonstratat gjithëpopullore të marsit dhe prillit të vitit, shënuan kthesën vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish-RSFJ.
Kryengritja popullore e marsit dhe prillit e vitit 1981 shënon një epokë vendimtare në historinë më të re të popullit shqiptar.
Në demonstratat e vitit 1981 për herë të parë u kërkua që Kosova të jetë Republikë. Kjo parullë ishte motoja kryesore në atë kohë.
Boris Johnson dorëhiqet pasi konstatohet se mashtroi Parlame...
Olta Gixhari shijon pushimet në Turqi, nuk mungojnë pozat të...
145 vjet nga Lidhja e Prizrenit, Begaj: Ishte kjo që projekt...
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Luizi i ftuar special i Ki...
Osmani: Lidhja e Prizrenit thirrje për bashkim kombëtar kur ...
Rilind Haziraj largohet nga Fushë Kosova