Instituti GAP ka publikuar sot raportin hulumtues për Institucionet dhe agjencitë e pavarura në veçanti është fokusuar në katër elemente; krijimi i marrëdhënies së punës në institucionet dhe agjencitë e pavarura, sistemin e pagave, organizimi i brendshëm dhe llogaridhënia e këtyre institucioneve.
Këtë hulumtim instituti GAP e ka bërë me 33 institucione dhe agjenci të pavarura. Në baze të takimeve me këto 33 institucione është kolauduar se vetëm 4 nga 33 agjencitë nuk aplikojnë Ligjin për shërbim publik dhe nëpunësit e tyre janë nëpunës publik. Këto institucione janë: ZRRE, BQK, RTK dhe FKPK. AKK, AMKM dhe ARRU qeverisen nga organet individuale, shkruna arbresh.info.
Sa i përket sistemit të pagave, Visar Rashiti, prezantues i hulumtimit nga GAP tha se skema e pagave nuk është unike në institucionet dhe agjencitë e pavarura.
“Disa institucione paguhen sipas koefientëve nga 5-10 dhe 20 për Sekretarin ose Drejtorin e Përgjithshëm, e disa të tjera kanë koeficient edhe mbi 10”, tha ai.
E Organizimi i brendshëm, përveç tri institucioneve ( AKK, ARSHU, AMKM), institucionet dhe agjencitë tjera qeverisen nga organe kolegjiale. “Këto organe kolegjiale kanë emra si bord, komision, këshill, kuvend por kanë edhe kompetenca të ndryshme ekzekutive apo mbikëqyrëse”.
Ndërsa vijat e llogaridhënies janë të përcaktuara me Ligjin e themelimit të institucioneve\agjencive./Arbresh.info
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...