Që nga mbrëmë 320 qytetarë të disa fshatrave kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan.
Nga mjekët kujdestarë thonë se dyshimet e para janë që shkak i helmimit është uji.
Simptomet që i kanë përcjell këta qytetarë janë vjellje dhe diarre (barkqitje).
Kompania rajonale e ujësjellësit ”Hidrodrini”, ka dalë me një apel nga njësia operative e Deçanit, që në disa fshatra mos të konsumojnë ujin për pije, deri në një njoftim tjetër.
Një gjë e tillë, sipas tyre, pas disa shqetësimeve të shprehura tek disa konsumatorë të fshatrave Prejlep, Rastovicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i ri, mbi dyshime për helmim shëndetësor.
”Pas shfaqjes së dyshimeve të para, të pavërtetuara deri më tash, KRU ‘Hidrodrini’-Njësia Operative – Deçan, në koordinim edhe me autoritetet komunale, ka marrë të gjitha masat urgjente duke hulumtuar shkaqet e mundshme”.
”Njoftojmë se deri në këtë çast, nuk ka asnjë bazë të vërtetuar se shqetësimet në fjalë mund të kenë ardhur /ose/ mos ardhur, si pasojë e ujit. Andaj, deri në kthimin e analizës së Ujit nga ana e IKSHPK-së, ky APEL mbetet në fuqi”, thuhet tutje në njoftim./arbresh.info/
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...