Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se nga 2,443 teste të kryera në 24 orët e kaluara, 72 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 17 persona. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.633
Aktualisht, numri i rasteve aktive është 305.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.123 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 400.217 doza të vaksinës. Deri më sot 130.511 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndryshe, institucionet shëndetësore në vazhdimësi po u bëjnë thirrje qytetarëve për tu vaksinuar./arbresh.info/
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...