Banorët e fshatit Orllan të Podujevës kanë protestuar sot rreth Liqenit të Batllavës duke kërkuar ujë të pijshëm dhe po ashtu furnizim 24 orë me ujë për fshatin e tyre në të cilin shtrihet liqeni i cili furnizon disa qytete me ujë.
“Pranë ujit por të etur” ishte mesazhi kryesor i banorëve të fshatit që ka 300 shtëpi, shkruan arbresh.info.
Banorët kanë thënë se ata kanë bazenë e puseta nëpër oborrët e shtëpive të tyre mirëpo ai ujë siç thanë ata, nuk është i pijshëm.
“Ne i kemi pusat dhe bazenat nëpër shtëpinë tona por ju lutem a pihet ai ujë. Ai ujë është prej mineraleve të minierës e cila për fat e kemi këtu afër”, ka thënë njëri prej banorëve.
Protesta e banorëve të fshatit Orllan ka përfunduar e qetë pas marshimit për gati një orë në rrugën rreth Liqenit të Batllavës./Arbresh.info.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...