Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka marrë një donacion të konsiderueshëm nga “Protezione Civile Humint” e Italisë, përfshirë 30 paleta me dezinfektues për duar, me një vlerë totale rreth 80 mijë euro. Materialet higjieno-sanitare u dhuruan si pjesë e bashkëpunimit afatgjatë midis dy vendeve në sektorin e shëndetësisë,
Ambasadori italian në Kosovë, Maurizio Antonini, theksoi se ky donacion bazohet në projektin “Mbështetje për sistemin shëndetësor të Kosovës” dhe është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të forcuar kapacitetet mjekësore të vendit.
“Është kënaqësi të jem këtu sot për të shënuar një hap tjetër konkret në bashkëpunimin afatgjatë midis Italisë dhe Kosovës në sektorin e shëndetësisë. Donacioni i sotëm (30 paleta dezinfektues duarsh, me një vlerë totale rreth 80.000 euro) është bërë i mundur falë mbrojtjes civile italiane , e cila po mbulon gjithashtu të gjitha shpenzimet e transportit dhe të logjistikës”, u shpres ambasadori.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme italiane dhe për bashkëpunimin shumëvjeçar në fushat e kardiologjisë, mikrobiologjisë dhe kimisë.
“Atë që po flisnim më herët me ambasadorin diskutuam që kjo është një ndihmw dhe bashkëpunim shumëvjeçar mes popullit italian dhe të Kosovës. Në kohën e Covidit edhe Italia dhe Ksoova përballeshin në një situatë të rëndë miqtë tanë italian na kanë ndihmuar. Me investimet në kardiologji po ashtu edhe në mikrobiologjinë kimik që Italia ka ndihmuar në këto fusha. Ne kemi mjek nga Italia që çdo vit vijnë përveç që operojnë fëmijët tanë me probleme me zemër, tani kanë mundësinë që të përgatiten nga kolegët italianë”, tha Vitia./Arbresh.info
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...