Gjykata Themelore në Mitrovicë, përkatësisht Gjyqtari i Procedurës Paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve, të dyshuarve M. M., (1981), dhe Q. M., (1989), nga Komuna e Vushtrrisë.
Mbi ta rëndon dyshimi i bazuar se i pari ka kryer veprat penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375 paragrafi 2 të KPRK, dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.
Kurse të dyshuarit të dytë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulm, ndaj personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” nga neni 410, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
Ata kishin kërcënuar kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku.
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...