Lista Serbe ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar 30 ditë paraburgim ndihmësdrejtorit për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq.
LS pretenton se vendimi i gjykatës erdhi me urdhër të kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, shkruan Arbresh.info.
Ndër të tjera, në reagimin e LS kritikohet edhe bashkësia ndërkombëtare për siç thonë ata “tolerimin e Kurtit”.
“Heqja e të drejtave, arrestimet pa arsye, shantazhi, kërcënimet, pushtimi i institucioneve dhe pronës private janë të gjitha pjesë e fushatës sistematike që Kurti po zhvillon nën maskën e përfaqësimit të rremë të qeverisë së tij si “demokratike””, thuhet në reagim.
“Arrestimi i Igor Popoviçit është një sulm ndaj dialogut, një sulm ndaj vendosmërisë së shtetit serb për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura me dialog. Në të njëjtën kohë, është një provë e qasjes së pavlerë dhe të papërgjegjshme të përfaqësuesve ndërkombëtarë që tolerojnë arbitraritetin, autokracinë dhe persekutimin e Kurtit ndaj çdo gjëje serbe”, thuhet në reagim.
Kujtojmë se zyrtari serb, Igor Popiq u arrestua me 18 korrik, në pikëkalimin kufitar në Bërnjak nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.
Popoviqi gjatë një fjalimi në Hoçë të Madhe të Rahovecit, e ka cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si “organizatë terroriste” dhe i ka krahasuar veprimet e saj me ngjarje të rënda ndërkombëtare./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Berisha paraqitet në SPAK
“Pastrimi” publikon pamje të qytetarëve që hedhin mbeturina ...
“Memories” e Gjestit emocionon Londrimin
Shtatë ankesa në PZAP lidhur me rezultatin përfundimtar të z...
FSK realizon kursin “Combat Life Saver” për kujdes mjekësor ...
“Janë të reja për ty”, “Nuk më ke parë në aksion”- Dalin bis...