Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit I. A.
Ekziston dyshimi bazuar me datë 22 gusht 2019, në rrugën Pozhoran – Viti, i pandehuri ka rrezikuar trafikun publik duke vënë në rrezik jetën e njerëzve dhe pasurinë e tyre, në atë mënyrë që duke e drejtuar automjetin nuk përshtatë shpejtësinë kushteve të rrugës, ashtu që e humb kontrollin dhe kalon në shiritin e kundërt dhe më këtë rast ndeshet me automjetin tjetër, dhe si pasojë e kësaj kanë marr lëndime trupore E. E., H. E., A. E. dhe Sh. E., të cilët dërgohen në Qendrën Emergjentenë Gjilan, ndërsa Sh. E., transferohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe për shkak të lëndime të rënda i njëjti ndërron jetë me datën 22.08.2019.
Me këto veprime i pandehuri, dyshohet të ketëkryer veprën penale ‘’rrezikim i trafikut publik” vepëre sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /arbresh.info/
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...