Gjatë 24 orëve në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 30 aksidente.
13 prej tyre ishin me të lënduar, 16 pa të lënduar dhe një me fatalitet, shkruan arbresh.info.
Ndryshe, aksidentet në trafik është bërë temë shqetësuese, pasi viteve të fundit në Kosovë është rritur dukshëm numri i viktimave.
Vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti kanë humbur jetën mbi 20 persona, derisa nga 1 janari i vitit 2017, në aksidente rrugore kanë humbur jetën mbi 280 persona, prej tyre 137 kanë vdekur më 2017, 129 më 2018.
Shkaqet janë të ndryshme, por sigurisht se faktori njeri është më i shpeshtë pasi nuk respektohen rregullat e përgjithshme në trafik./Arbresh.info/
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...