Zhduket një grua në Ferizaj, burri kërkon ndihmë nga policia

09:14 | 27 Gusht 2021
A Z

Një grua në Ferizaj është zhdukur nga data 24 gusht.

Rastin e ka raportuar në stacionin policor burri i saj, i cili i ka thënë policisë se që nga dita e daljes së saj nga shtëpia, nuk di më gjë për vendndodhjen e saj.

Njësitë relevante policore janë duke hetuar rastin.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Ferizaj 24.08.2021 – 15:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj . Rasti është duke u hetuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme