Vrasja në Runik të Skenderajt: Persona të maskuar gjuajtën me armë brenda kafiterisë

09:18 | 10 Gusht 2023
A Z

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesnatën e së mërkurës në Rubik të Skenderajt.

Si pasojë një person ka mbetur i vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur.

Lidhur me rastin detaje për Arbresh.info ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

“Nga hetimet e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja”, tha zahiti./Arbresh.info/

 

 

 

 

Tronditet Skenderaj: Disa persona futen në kafene dhe vrasin një person e plagosin tre të tjerë

Shpërndaje në rrjete sociale