Vëllai i bën për mjekë dy vëllezërit e tij, njërin e lë pa vetëdije

09:25 | 13 Shkurt 2022
A Z

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Prizren, pasi ka sulmuar fizikisht dhe me mjete të forta dy vëllezërit e tij kosovarë.

Sipas policisë, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ku njëri prej tyre ishte pa vetëdije për shkak të goditjes.

Ndërsa, nga i dyshuari është konfiskuar një AK-47 me një fishek.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Prizren, 12.02.2022 – 21:43. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht dhe me mjete të forta dy vëllezërit e tij kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ku njëri prej tyre ishte pa vetëdije për shkak të goditjes. Nga i dyshuari është konfiskuar një AK-47 me një fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./arbresh.info/