Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për 3 vdekje të dyshimta.
Një person (mashkull) në Lipjan është gjetur pa shenja jetë.
Gjithashtu edhe një tjetër person në Prishtinë, është gjetur pa shenja jete.
Ndërkohë për një vdekje të dyshimtë është raportuar edhe nga stafi i QKUK-së në Prishtinë.
Raporti i Policisë së Kosovës:
Rr. Skënderbeu, Lipjan 03.03.2021-09:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur në rrugë pa shenja jete. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku vdekja e viktimës është konfirmuar pasi është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.
Rr. Stambolli, Prishtinë 03.03.2021-17:33. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Trupi i pa jete i viktimës është tërhequr nga mjekësia ligjore.
QKUK-Prishtinë, 03.03.2021-17:45. Raportohet se nga stafi mjekësor është pranuar informata se ka ndërruar jete viktima mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë Veriore. Ne vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse policore dhe prokurori. Rasti nen hetime.
Kundërshtohet pagesa ditore për prindërit e fëmijëve mbi 15 ...
Pas kaosit në Meksikë, Infantino deklarohet sa i përket ndes...
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një ...
Selektori Shabani shpall listën e lojtareve për ndeshjet me ...
Nis takimi Konjufca – Spiropali
Spiropali dhe Konjufca në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”...